Kanabis brenda serës ku ishte Ekonomi, drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje: Mbillet me urdhër të prokurorisë, mbahet 45 ditë dhe më pas çohet për analiza në laboratorin e kriminalistikës

Një video e publikuar nga Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, në rrjetet sociale, ku brenda një sere në Lushnje dukej se po kultivohej kanabis, solli shumë reagime për arsyen e mbjelljes së fidanëve të lëndës narkotike.

Drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje, Andrea Muça thotë për Report Tv, se aktualisht, në serë janë mbjellë disa kubike kanabis, me urdhër të prokuroisë, për qëllime eksperimentale dhe qendrojnë aty për 45 ditë deri dhe në zhvillimin e plotë.

Kjo sipas drejtorit të qendrës është sipas marrëveshjes së ministrisë së Bujqësisë me ministrinë e Brendshme dhe prokurorisë. Në momentin kur bimët arrijnë zhvillimin e plotë, është prokuroria që i merr dhe i çon në laboratorin e kriminalistikës për analiza të mëtejshme të cilësisë së lëndës narkotike. Sipas tij janë mbjellë me shkresa të rregullta ku është përcaktuar në gramë dhe numri i bimëve të mbjella.

Drejtori i qendrës Andrea Muça shpjegon procedurat dhe bashkëpunimin i cili ka një vit e gjysëm që ndiqet nga qendra të transferimit të teknologjive bujqësore që janë në Lushnje.

‘Ka disa vite që ka pasur dhe ka kanabis. Është një praktikë bashkëpunim midis ministrisë së Bujqësisë dhe Prokurorisë. Ka disa vite që prova të ndryshme të dyshuara për kanabis, kryesisht fara organet e policisë i sjellin pranë institucioneve të ministrisë së Bujqësisë. Konkretisht deri në fund të vitit të kaluar i kanë pas çuar në QTB e Fushë-Krujës, por ka një vit që janë sjellë në Lushnje. Konkretisht janë sjellë 35 mostra, pjesa më e madhe dyshohen për kanabis dhe një pjesë më e vogël janë fidanë të porsambjellë.

Ne disponojmë sera ku kultivohen fidanë perime, dhe këto kanë një teknologji të përafërt me perimet. Prandaj janë sjellë këtu me qëllim që ne ti vëmë në proces mbjellje dhe rritje. I mbajmë deri në 45 ditë dhe pastaj vetë organet e policisë i marrin dhe i çojnë në laboratorët e tyre për analiza të hollësishme kimike për të gjykuar sasinë e lëndës narkotike që ato disponojnë. Janë të mbjellë me shkresa të rregullta ku është përcaktuar në gramë dhe numri i bimëve të mbjella. Kemi edhe qeset plastike ku ato kanë qenë vendosur brenda. Mbasi mbjellim fidanët dhe farat kur arrihet sasia e caktuar ato vijnë dhe i marrin përsëri. Ato herë pas here vijën dhe interesohen për t’i shikuar kur janë gati. S’ka asnjë arsye pse të përgojohemi në këtë mënyrë ne e kemi punë.’- tha Muça.

Sa i përket një zjarri pranë serës, Muça tha se nuk ka lidhje me serën, pasi zjarri ka rënë në koshat e mbeturinave.

‘Është qesharake dhe më vjen keq për median tonë. Zjarri ka rënë tek kazënt e pelhrave. Zjarri nuk lidhet me serën.’- tha Muça.

Ndërkohë që edhe ministria e Bujqësisë në një reagim zyrtar thotë se në disa sera që janë nën administrimin e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnje, rriten bimë të dyshuara kanabis, me kërkesë të policisë së shtetit, për çështje eksperimentale.

Teksa ka publikuar një shkresë ku mban datën 4 maj, Ministria e Bujqësisë pohon se në Lusnje janë dërguar me të policisë 6 bimë të dyshuara kanabis, për të cilat kërkohet një eksperiment kimik.

'Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë:

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zjarr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për cdo informacion tjetër që mund të nevojitet.'- njofton ministria e Bujqësisë.

Foto e marrë nga video e publikuar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, ku shihet kultivimi i kanabisit

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppp: 13/07/2021 11:19

    Pra me kta kerkime per cilsine i bie qe do mbillet ne sera tash e tutje qe mos ta kapin dronet nga lart?

    Përgjigju
  • Edmond: 13/07/2021 10:30

    Si ka mundesi qe nje video e publikuar nga ministria , nuk qenka ne dijeni por , del ky partizani pas lufte dhe konfirmone qe esht e shtetit , dmth aty nuk kishte asnje person pergjegjes asnje dokument thjesht i kemi mbjell diku hahahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda