Janë arrestuar dy shqiptarë 43 vjeç dhe 37 vjeç për trafikim 31 kg kanabisi në zonën e Kosturit në Greqi
Kapja e dy të shqiptarëve për transportin e kanabisit, me peshë 31 kilogramë e 944 gram, në u bë e mundur në zonën e Kastorisë, pranë Kosturit në Greqi
Policia e Departamentit të Drogave Narkotike të Sigurisë së Kosturit në bashkëpunim me Brigadën e Policisë Kufitare të Departamentit të Gardës Kufitare të Mesopotamisë ne Kastori, arrestuan dy 2 shtetas shqiptarë, një 43 vjeçar dhe një grua 37-vjeçare për trafikim të narkotikëve.

Si pjesë e një operacioni të koordinuar policor për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në Maqedoninë perëndimore, dhe pas rikuperimit të duhur të dhënave, këtë mëngjes në një zonë të Kastorisë, u krye një kontroll policor rutinë dhe rezultoi se një makinë e drejtuar nga një shofer 43-vjeçar me një pasagjer 37 vjeçar, kishte në brendësi tridhjetë e pesë 35 paketa plastike të kanabisit të papërpunuar, që peshonte 31 kg dhe 944 gram. Gjithashtu janë konfiskuar 3 telefona celularë, 2 karta SIM, 2900 euro dhe dy qind mije lekë. Identiteti i autorëve ende nuk bëhet i ditur ndërsa policia po punon për mledhjen e provave të mëtejshme.
Bagazhi i makinë ku u gjet droga
Paratë e sekuestruara të arrestuarëve
/Shqiptarja.comKomente
