Kanabis nga Laçi në Itali me
autobusin e linjës Tiranë-Milano

Kanabis nga Laçi në Itali me<br />autobusin e linjës Tiranë-Milano
SHKODER – Një sasi prej 3 kilogramë e 425 gram marijuanë është sekuestruar në një autobus të linjës Tiranë-Milano, në pikën kufitare të Muriqanit. Dy menaxherë të një angjencie turistike kanë rënë në pranga, ndërsa dyshohet se droga ishte blerë në Laç dhe do të dërgohej në Itali. 

Viktor Ndoka, 38 vjeç banues në Lac, menaxher i një agjencie turistike, ia kishte dhënë dy pakot e mbështjella me natriban, 25-vjeçarit Andrea Çakuli, banues në Tiranë, gjithashtu menaxher i një angjencie turistike. Dorëzimi i drogës ishte bërë në qytetin e Lacit për tu dërguar në Itali me autobusin e linjës Tiranë-Milano

Njoftimi i Policise se Shkodres

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Vend Kalimin Kufitar Muriqan, në autobuzin e linjës Tiranë – Milano, me targa ET 075 EG, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte një sasi prej 3 kilogram e 425 gram lëndë narkotike Mariuhanë.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori, nenet 283/a/2 – 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet