Kanabis në afërsi të kufirit me Greqinë, hetohen kryeplaku i Sopikut dhe punonjësi i Bashkisë Dropull

Kanabis në afërsi të kufirit me Greqinë, hetohen kryeplaku i Sopikut dhe punonjësi i Bashkisë Dropull

GJIROKASTER - Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Sopik, Anastas Mako dhe punonjësi i Bashkisë Dropull, Panajot Kurtesi. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në kultivimin e lëndës narkotike.

Procedimi vjen pas kryerjes së një operacioni të gjerë kundër lëndëve narkotike që është zhvilluar prej dy ditësh në Qarkun e Gjirokastrës. Konkretisht kontrollet janë kryer në fshatin Sopik në afërsi të kufirit me Greqinë ku janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis.

Lënda narkotike e mbjellë në Pyllin e Sopikut është zbuluar nga punonjësit e Postës së Policisë së Jorgucatit. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare