Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, ndërsa një 37-vjeçare ka bërë kallëzim për zhdukjen e djalit të saj, i cili ishte larguar nga banesa.
Një 38-vjeçar me iniciale A. C., është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, uniformat blu i kanë gjetur sasi të vogla lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa një 35-vjeçar me iniciale L. T është arrestuar gjithashtu, pasi gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestrua, një sasi e vogël kokaine.
Më tej policia ka njoftuar se një 45-vjeçar me iniciale M. X., është vënë në pranga pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market.E gjatë shoqërimit për në komisariat ai ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Gjithashtu në prangat e bluve të Tiranës, ka rënë një 28-vjeçar me iniciale K. E., pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Ndërsa një 37-vjeçare i është drejtuar policisë për të bërë kallëzim për djalin e saj, i cili është larguar nga banesa.Nëna 37-vjeçare dhe uniformat blu po vijojnë kërkimet për 20-vjeçarin e zhdukur
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.4%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1249
Lajme të tjera
-
Konkluzionet e forumit të ministrave të ekonomisë në Tiranë: Tregu i përbashkët rajonal, objektiv drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian
27 Shtator, 16:14
-
Report Tv ndjek aksionin e policisë për parkimet e gabuara, efektivi: Kur makina bllokon rrugën, merret me karrotrec! 5200 gjoba në një ditë në Tiranë
27 Shtator, 16:06
-
Kush parkon gabim në Tiranë e pëson, specialistët e qarkullimit rrugor në Report Tv: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec! Nismë për të lehtësuar trafikun
27 Shtator, 14:31
-
U kap teksa largohej me makinën që kishte vjedhur, ndalohet 14 vjeçari në Fier! Autor edhe i vjedhjes së 3 mjeteve të tjera
27 Shtator, 14:12
-
Pallati në Yzberisht pa drita që në mëngjes, OSSH në terren
27 Shtator, 13:55
-
Tiranë, 28-vjeçarja pi helium dhe përfundon në spital! Babai denoncon: E bleu në tabakino! Shpallet në kërkim pronari i dyqanit
27 Shtator, 13:21
-
Kultivoi kanabis në një zonë të pyllëzuar në Memaliaj, vihet në pranga 62-vjeçari
27 Shtator, 12:45
-
Merr flakë banesa në zonën e Kombinatit në Tiranë, shkak defekti me bombolën e gazit! Lëndohet e moshuara
27 Shtator, 12:39
-
Kopshti ‘Hojëzat’ në Njësinë 8 çel dyert për 120 fëmijë, Veliaj: Shqipëria, vend i mundësive! Në tetor hapim Piramidën
27 Shtator, 12:02
-
Tiranë/ Kush parkon gabim e pëson, për një ditë vendosen 5200 gjoba! Do hiqen me karrotrec! S'ka më tolerim
27 Shtator, 11:57
-
Ndikoi për të liruar një të burgosur në vitin 2021, në burg ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit
27 Shtator, 10:31
-
EMRI/ U kap me 52 kg kanabis në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Korçë! Do ta trafikonte në Greqi për 500 euro/kg
27 Shtator, 09:49