Kanabisi, Bujar Nishani mbledh
Këshillin e Sigurisë më 11 Nënto

Kanabisi, Bujar Nishani mbledh<br />Këshillin e Sigurisë më 11 Nënto
Presidenti Bujar Nishani ka zyrtarizuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në datë 11 nëntor në orën 18:00 për çështjen e kanabisit.
 
Anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë Kryeministri, Ministri i Brendshëm, i Jashtëm, i Mbrojtjes, i Financave, i Transporteve, kreu i SHISH, Kryeprokurori dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Presidenti Nishani deklaroi të martën se do të mblidhte Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa sot ka zyrtarizuar datën dhe orën e takimit.
 
Nishani e konsideroi dje çështjen e kanabisit si një problem serioz për vendin.
 
Kanabisi është një shqetësim serioz. Do thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje që ka marrë përmasa të mëdha”, u shpreh Nishani dje nga Shkodra.
 
Sipas tij, "shërbimet inteligjente ndërkombëtare janë shqetësuar për këtë fenomen".
 
Por deklarata e Presidentit u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj "Jo" mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
 
Rama u shpreh dje në Facebook duke ironizuar se, "duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it".
 
Kryeministri publikoi dhe letrën e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, i cili vlerësonte punën e Ministrit Tahiri për punën e bërë në luftën ndaj kanabisit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social