Kanabisi, dhunë dhe vjedhje, arrestohen 11 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Kanabisi, dhunë dhe vjedhje, arrestohen 11 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Foto ilustruese

Në prangat e strukturave të Policisë Tiranë, kanë rënë 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. G., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 1900 euro, një shtetasi;

E. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. M., pasi gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit E. D., në ambientet e lokalit të shtetasit Sh. M., shërbimet e Policisë gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale ''Vjedhja", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

8-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Q. F., banues në Arrameras, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", si dhe ka kanosur me fjalë djalin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: 

A. Q., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës – Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motomjetin me drejtues shtetasin D. A., 38 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

E. L., 43 vjeç dhe S. B., 61 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim