Policia thotë se janë bllokuar dhe furgonat që trasportojnë punëtorë, si dhe 5 kamionë me pleh dhe me ujë.
Gjithashtu janë shoqëruar 58 punëtorë të cilët po merren në pyetje. Operacioni në Lazarat vazhdon.
Një aksion i tillë është ndërmarrë dhe vitin e kaluar por kjo nuk ka ndalur prodhimin e kanabisit në Lazarat. Sipas shifrës së publikuar pak ditë më parë nga Guardia di Financa 4.5 miliardë euro llogaritet xhiroja vjetore e hashashit të prodhuar vetëm në Lazarat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)