100 efektivë police me 20 automjete kanë mësyrë territorin e Kurveleshit.
Deri më tani zbuluar 20 parcela me 16.305 bime narkotike të llojit Canabis sativa.
Lënda narkotike u gjet në vendet e quajtuara Zaberdicë dhe Dilaj si dhe u asgjësuan me djegie në vend nga policia.
Bimët narkotike variojnë nga 60 centimetra deri në 160 centimetra të larta.
Në afërsi të parcelave është kapur një shtetas nga zona e Kardhiqit Gjirokastër Çune Batha 52 vjeçi cili është shoqëruar në komisariatin e policisë Tepelenë për t'u marre në pyetje.
Efektivët e policisë vijojnë punën për evidentimin e parcelave të tjera kanabisit në këtë zonë.
Mësohet se gjatë periudhës Mars - Gusht në rrethin e Tepelenës janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë.
Gjithashtu raportohet se deri më tani nuk është shënuar asnjë incident dhe se operacioni vijon pa ndërprerje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)