Kanabisi 'shkund' Policinë e Vlorës/ Brahimaj: Probleme në terren, nuk janë marrë masat e duhura

Drejtori i drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda, Niko Brahimaj, ka qenë i ashpër me vartësit e tij në Policinë e Vlorës duke i kritikuar për luftën kundër kanabisit. Ai është shprehur se ka pasur probleme me marrjen e masave paraprake për parandalimin e kultivimit të kanabisit, shkëmbimin e informacionit si dhe ka pasur një keqmenaxhim të punës në terren.

"Është vërejtur mungesë e shkëmbimit të informacionit të plotë mbi këtë aktivitet dhe aktivitetin e grupeve të fuqishme kriminale. Mosofrimi i mundësive të përshtatshme nga platformat ekzistuese të raportimit për qytetarët që duan të sinjalizojnë rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Moszbatimi korrekt i legjislacionit përkatës duke sjellë neglizhencë të autoriteteve vendore kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe pamjaftueshmëri të fuqisë goditëse mbi asetet kriminale të përfituara nga kjo veprimtari. Dobësi në bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër këtij fenomeni. Pamjaftueshmëri e fushatave të ndërgjegjësimit për dëmet dhe pasojat që lidhen me këtë fenomen. Angazhim i pamjaftueshëm i njësive vendore mbi ndërgjegjësimin dhe orientimin e fermerëve drejt kultivimit të kulturave bujqësore apo blegtorale të ligjshme dhe fitimprurëse. Kontrolli i territorit nga ana e strukturave policore në të gjithë qartë, duke përfshirë edhe qarkun e Vlorës, nuk kryhet plotësisht mbi bazën e analizës së riskut, sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Mungojnë pajisjet e nevojshme logjistike për realizimin e kontrollit të territorit në ambiente të mbyllura dhe në terrene të hapura. Mungesë e marrjes së vlerësimit të informacionit policor nga strukturat dhe ç'është më e rëndësishmja një numër i vogël i hetimeve pro aktive. Mos vlerësim dhe mos kontroll i tregut për farat e kanabisit nuk do quhet sukses goditja fundore e parcelave të pjekura me kanabis, por do të quhet pamjaftueshmëri e punës. Në të gjitha strukturat e policisë ka pasur mungesë aktiviteti në organizimin e punës operative për sigurimin e informacioneve lidhur me kultivuesit dhe organizmin e operacioneve për kapjen ne flagrancë të autorëve. Nuk është punuar sa duhet nga strukturat vendore të policisë për të aplikuar metoda speciale të hetimit në zbulim dhe goditjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e drejtorisë vendore të policisë nuk kanë bërë të mundur të sigurojnë informacione të plota për personat që sigurojnë farën e kanabisit", tha Brahimaj.

Sakaq, Drejtori i ri i policisë së Vlorës, Artion Duka tha se bashkëpunimi është e vetmja rrugë për të arritur rezultate në luftën kundër kanabis.

Vlora, listohet në qarqet më problematike në fushën e kultivimit dhe trafikimit  të lëndëve narkotike. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, për shkak të rezultateve,  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu largoi drejtorin Gentian Shehajn dhe në vend të tij është emëruar Artion Duka.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Topana: 14/03/2019 07:08

    PolIcia e Vlorës është burdello mbushur me polica që demonspirojn cdo denoncim të qytetarëve te banditët. Policët e rajoneve janë kokë e këmbë me bandat e hashashit të lidhur.. TUUURP. ZOTI I MARTË HAKUN VLORËS.

    Përgjigju
  • Julian: 13/03/2019 21:33

    Coeni drejtorin te standartet per performance te dobet dhe mos organinizim pune . Se i coi te tere te standartet kurse kusheririn Aleksander Caushi ne nje dite perpara se te shpallej ne kerkim e njoftoi

    Përgjigju
    • Vlore vlore: 30/03/2019 11:48

      Jo tek standartet por te krimet e renda duhet cuar ai gentjan shehu. Dhe te flasi per per maskaralleqet qe bente ai me shoferin e vet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj