Mbushën me kanabis një provincë të tërë në Spanjë, shkatërrohet banda kriminale shqiptare! 6 ‘Shtëpi bari’ me mbi 2 mijë bimë (VIDEO)

SPANJË- Shkatërrohet banda kriminale me 10 anëtarë shqiptarë, pasi kishin shndërruar në “shtëpi bari” një banesë në provincën e Alicante në Spanjë.

Dhjetë shqiptarët nga mosha 19 deri në 32 vjeç, u “kapën mat” nga policia pas një hetimi të gjatë dhe të vështirë, kjo për shkak të organizmit “perfekt’ të bandës shqiptare, siç edhe e cilësuan blutë spanjolle.

Të rinjtë me origjinë shqiptare kishin 6 “shtëpi bari” me më shumë se 2 mijë bimë kanabis në një fazë të avancuar të rritjes dhe lulëzimit.

Policia dëshmoi se në ‘shtëpitë e barit” ka gjetur një numër i madh sythash të thatë të përgatitur për shpërndarje,  4330 euro dhe materiale të ndryshme që lidhen me kultivimin. Kishin një sistem elektrik të sofistikuar të përbërë nga disa transformatorë dhe sisteme ndriçimi që favorizonin rritjen e bimëve, të gjitha të lidhura ilegalisht me lëngun elektrik, gjë që nënkuptonte se përveç një rreziku serioz për sigurinë ishte dhe një dëme i jashtëzakonshëm ekonomik për fqinjët apo taksapaguesve.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të Gjykatave të ndryshme Hetimore në Funksionet e Gardës të disa qyteteve të Alicantes, për krime kundër shëndetit publik, pjesë e një grupi kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike, duke urdhëruar burgosjen e tre prej tyre.

1644574738_kana.jpg

1644574749_FOTOPLANTACION.jpg

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!