MONTREAL - Rreth 100 persona duke përfshirë edhe një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore, u plagosën sot në Alberta, në perëndim të vendit, pas një aksidenti të shumëfishtë me 100 automjete në autostradën 2 pranë Edmonton, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Rrjetet televizive transmetuan pamjet e automjeteve të bllokuara në autostradë.

Aksidenti, që ndodhi ndërsa rajoni ishte i goditur nga reshje të dendura dëbore, ka përfshirë rreth 100 automjete në total përfshirë këtu një autobus dhe disa kamionë.

Autostrada Edmonton-Calgary u bllokua për rreth dy orë nga të dyja anët.

Burimet njoftuan fillimisht për 300 të plagosur, por shërbimet shëndetësore e reduktuan shifrën duke e çuar atë në 100 persona.

Rreth 22 persona duke përfshirë edhe atë në gjendje të rëndë shëndetësore janë shtruar në spital.

(ad.ti/atsh/shqiptarja.com)