Arrestohen 44 protestues të grupeve ekstremiste “La Meute” dhe “Storme Alliance” në qytetin Quebec në Kanada. Policia kanadeze në Qubec, ka deklaruar se ishin mbledhur rreth 1000 protestues në sheshin kryesor të qytetit.
Arsyeja e protestës është kundër qëndrimit të emigrantëve të huaj kryesisht për ata të Lindjes së Mesme. Protestuesit kanë filluar të hedhin sende të forta në drejtim të policisë, kjo e fundit ka përdorur gaz lotësjellës.
Policia ka tentuar të negociojë me protestuesit, por anëtarët e grupeve refuzuan komunikimin. Disa prej protestuesve gjatë kontrollit kanë rezultuar se kishin me vete xhaketa antiplumb, shkopinj, ndërsa fillimisht janë arrestuar 21 persona, më pas 23 të tjerë.
Grupin ekstrem të djathtë "La Meute" e themeluan ish-ushtarët kanadezë Eric Venne dhe Patrick Beaudry në tetor të vitit 2015 në Quebec dhe njihet për qëndrimet anti-islame dhe kundër emigrantëve. Supozohet se grupi kanë rreth 40.000 anëtarë ose simpatizantë.
"Storm Alliance" është gjithashtu një grup ekstrem i krahut të djathtë i themeluar nga Dave Tregget në Quebec në vitin 2016. Supozohet se grupi, i cili njihet për qëndrimet islamofobike dhe anti-migrante, ka rreth 3.000 mbështetës anembanë Kanadasë. Ky grup mbështet aktivitetet La Meute në Quebec.
[gallery]24883[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.2%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që përdori dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan vitin e kaluar
24 Korrik, 22:57
-
Ndryshimet zgjedhore, Pano Soko në 'Repolitix': Kërkojnë të godasin partitë e vogla! Karaj: I dhuruan Ramës 84 mandate
24 Korrik, 22:56
-
Franca pret Olimpiadën Dimërore 2030
24 Korrik, 22:55
-
Bamir Topi: 21 janari tani është ekskluzivitet i drejtësisë
24 Korrik, 22:37
-
'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari
24 Korrik, 22:32
-
Topi rrëfen çfarë i tha Bashës: Luajte jashtëzakonisht dobët duke dalë nga skena politike
24 Korrik, 22:31
-
Tajani: Ballkani Perëndimor në BE para vitit 2030
24 Korrik, 22:24
-
'Kodin elektoral e bëjnë dy kasapët', Topi: PS ka struktura më të forta, e tregoi takimi i Ramës në Athinë e Milano
24 Korrik, 22:21
-
Arsenali ofron 40 milionë euro për Calafiorin, mbrojtësi fut në 'luftë' tre klube
24 Korrik, 22:20
-
'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe
24 Korrik, 22:12
-
'Demokracia lëngon', Bamir Topi përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Nuk futem në një fushë ku topin e merr ai që nuk është pjesë e lojës
24 Korrik, 22:04
-
Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë
24 Korrik, 21:59