Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e pazakontë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Quebec në Kanada.
Një i ri rreth të 20-ave i veshur si në mesjetë ka vrarë me shpatë dy persona si dhe ka plagosur 5 të tjerë.
Ngjarja u regjistrua në orën 22:30 në zonën e Parliament Hill në Quebec.

Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur ndërkohë që ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasje teksa policia po punon ende për zbardhjen e saj.
E.M./Shqiptarja.comKomente

