Një 25 vjecar është vrarë nga policia kanadeze pasi dyshohej se përfaqësonte një nivel të lartë të kërcënimit terrorist. Operacioni i policisë u ndërmor në Strahroy rreth  225 km në jug-perëndim të Torontos.

Mediat raportojnë se i riu 25 vjecar Aaron Driver u vra nga policia dhe një vit më parë ishte arrestuar pasi kish shfaqur simpati ndaj shtetit islamik. Driver i ishte ndaluar të përdorte rrrjetet sociale dhe ishte urdhëruar të mos kishte kontakte me grupet ekstremiste.

Sipas burimeve të policisë  i riu  kishte për qëllim të vetëhidhej në erë  në një zonë publike por u vra para se të kryente aktin.  


Redaksia online
Shqiptarja.com