
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje sot që Perëndimi të vijojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, duke theksuar se Gjermania nuk do t’i ndalë përpjekjet e saj për të mbështetur Kievin.
Duke folur në një mbledhje të socialdemokratëve evropianë në Bukuresht, Scholz tha se mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim, duke përfshirë një konflikt të mundshëm midis Rusisë dhe NATO-s, ishte parandalimi efektiv.
“Lufta në Ukrainë do të përfundojë në momentin kur presidenti rus Putin të tërheqë trupat e tij. Megjithatë, ai do ta marrë këtë vendim vetëm nëse e kupton se nuk mund ta fitojë luftën në fushën e betejës”, tha lideri gjerman, vendi i të cilit deri më tani ka dhënë 28 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën.
“Kjo është arsyeja pse ne investojmë më shumë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë së bashku si evropianë, në mënyrë që askush të mos guxojë të na sulmojë. Kjo do të thotë gjithashtu të lëmë mënjanë interesat tona të ngushta dhe të ndërtojmë një industri të fortë dhe të vërtetë evropiane të mbrojtjes”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime me dronë në Kharkiv, 6 të vdekur! Medvedev akuzon: Macron bashkëpunëtor në sulmet në Moskë
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5729
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt, 18:20
-
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
18 Shkurt, 17:43