KOSOVË- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka publikuar një fotoalbum nga takimi në Pragë në kuadër të fillimit të Komitetit Politik.
Mediat Kosova kanë vënë theksin se në asnjë foto të postuar nga Scholz nuk e ka me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, madje presidenti serb nuk shihet as në ndonjërën prej prapavijave të fotografive të përzgjedhura nga Kancelaria Gjermane.
Në foto shihet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por jo Vuçiç dhe sipas tyre ky është një qëndrim ndaj Serbisë e cila nuk ka dënuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.
Nga ana tjetër, vetë Vuçiç e ka postuar foton ku shfaqet me kancelarin dhe presidentin francez, Emanuel Macron.
“Temat kyçe nga biseda me Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron ishin Kosova dhe Metohija dhe rruga evropiane e Serbisë. Unë besoj se kam përfaqësuar vendin tonë dhe interesat e tij me përgjegjësi dhe seriozitet”, shkruan Vuçiç.
Kjo duket një mesazh i qartë për Vuçiç në arenën ndërkombëtare...