Kancelari gjerman Scholz në Shkup: Do angazhohem personalisht që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim

Kancelari gjerman Scholz në Shkup: Do angazhohem personalisht që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet për anëtarësim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në takimin kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Scholz u diskutua për çështjet më të rëndësishme për raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe çështjet me interes të përbashkët, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.

Kovaçevski: Gjermania mbetet mbështetëse kryesore e eurointegrimit

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet një nga mbështetësit kryesorë në procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë Procesin e Berlinit, si një mekanizëm për realizimin e rekomandimeve të BE-së. "Në samitin e BE-së në qershor, nën kryesimin e Francës, në Bruksel pritet një mesazh i qartë dhe hap drejt zhbllokimit të procesit të zgjerimit me nisjen e bisedimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet, dhe si një vendim strategjik për sigurinë në Evropë”, është shprehur Kovaçevski.

Scholz: BE ka dhënë premtim

Kurse kancelari gjerman ka theksuar në Shkup, se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike. "Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave, ka thënë Olaf Scholz në Shkup.

Ai ka shprehur admirimin për forcën politike që u tregua nga politika dhe që mundësoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Pjesa tjetër e detyrës gjithashtu duhet të përfundojë me sukses, sepse për të kanë punuar Qeveria dhe qytetarët, tha Scholz.

Maqedonia e Veriut, sipas kancelarit gjerman, i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe premtoi se personalisht do të angazhohet që këto bisedime të fillojnë. "Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore”, ka deklaruar Olaf Scholz në konferencën për shtyp.

Gjermania partnere tregtare

Gjermania do të mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, u tha pas takimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kancelarit gjerman. Këtë e tregon edhe numri në rritje i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkupi, kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e takimeve në Sofje pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut./ DW

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 11/06/2022 21:03

    Ja ka hequr edhe nje zeke Rames me kete deklarate. Meqe bezit poshte e larte, na ndani nga Maqedonia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë