Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar ftesën që i është bërë nga Rexhep Taip Erdogan në darkën shtetërore që ai do të mbajë në Gjermani në 27-29 Shtator.
Ndërsa për mungesën e kancelares në darkën shtetërore do ta plotësojë Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Mirëpo vizita e kreut të shtetit të Turqisë që do të zhvillohet në Gjermani është shoqëruar me kritika të shumta për shkak të sundimit gjithnjë e më autoritar në Turqi , si dhe për ndikimin negativ tek mbi 3 milionë turq që jetojnë në Gjermani.
Vizita e parë shtetërore në Gjermani për Erdoganin ishte kur u bë President në vitin 2014, e cila është bojkotuar nga një numër i madh ligjvënësish gjermanë.
Gjithashtu kanë njoftuar politikanët e opozitës nga partia e gjelbër se do ta ndiqnin darkën shtetërore për të dërguar një “sinjal” për Turqinë dhe për komunitetin e madh turk, se opozita ekziston dhe është e nevojshme në politikë.