GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 14 mars.
Ky do të jetë takimi i parë mes Merkel dhe Trump, të cilët kanë qëndrime të ndryshme për shumë çështje të politikës botërore.
Komentet e presidentit Trump në lidhje me NATO-n, të cilën e ka konsideruar si një organizatë të vjetëruar që nuk i shërben më qëllimit për të cilin është formuar, janë kundërshtuar fuqishëm nga Merkel, duke thënë se "sfidat e botës sonë sot nuk mund të menaxhohen nga ndonjë shtet individual"
Dy udhëheqësit kanë patur përplasje për sa i përket edhe politikës së "dyerve të hapura" që Merkel ndoqi me refugjatët, të cilën Trump e konsideronte si "të çmendur".
Më herët kancelarja gjermane ka deklaruar se bashkëpunimi midis Washingtonit dhe Evropës duhet të bazohet në vlera të përbashkëta, përfshirë demokracinë, lirinë dhe respektin për të drejtat e dinjitetin e individ.
Ndërkohë që është bërë publike data e takimit ende nuk dihet se çfarë do të diskutohen diskutohen mes Trump dhe Merkel në Washington.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja
/Shqiptarja.com

VIDEO