Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se është kundër idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh në Ballkan. Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, u takua me kancelaren Angela Merkel dhe pas takimit, Zvizdiç bëri të ditur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti i Gjermanisë.

Kancelarja Merkel tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.

Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjët në këto pyetje shtesë. 

 Angela Merkel

Merkel gjithashtu bëri të ditur se prioritet është anëtarësimi i Bosnje dhe Hercegovinës në NATO./REL