Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha gjatë një konfernce ndërkombëtare të forcave të mbrojtjes në Berlin, se Gjermania është e përkushtuar ndaj qëllimit të NATO-s, që secili shtet të ndajë dy për qind të BPV-së për mbrojtje.
Berlin i përmbahet këtij plani, ne e kemi pranuar këtë qëllim.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas marrjes së presidencës, ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s që të paguajnë 2 për qind të Bruto Produktit Vendor për ushtri, sepse siç kishte deklaruar ai, SHBA nuk mundet ta mbajë çdoherë barrën e madhe të financimit të trupave të NATO-s.
Komento