Kancelarja Merkel për pandeminë: Na presin muaj të vështirë

Kancelarja Merkel për pandeminë: Na presin muaj të vështirë

“Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit” – Kështu u shpreh sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Reuters citon kancelaren të ketë thënë se "Gjermania deri më tani e ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por me vjeshtën do kemi një fazë të vështirë përpara”

Gjermania raportoi sot 1.798 raste të reja Covid.

Sipas të dhënave të Institutit për sëmundjet infektive Robert Koch, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka arritur në mbi 280 mijë ndërsa mbi 9 mijë persona kanë vdekur.

Dje Merkel diskutoi me liderët e 16 landeve për të fuqizuar masat kundër pandemisë. Kufizimet synojnë të shmangin “me çdo kusht” një izolim mbarëkombëtar, tha Merkel, duke shtuar se mbajtja në funksion e ekonomisë është përparësi për qeverinë.

Ndër masat që parashohin autoritetet gjermane është kufizimi i numrit të personave në tubimet private dhe publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet