Kanceri i gjirit, dieta ushqimore
perfekte për parandalimin
Studimet kanë treguar se kur në një pjatë laboratori u vendos lëkurë molle e grirë bashkë me qelizat kanceroze të kolonit, u pa se rritja e tyre u pengua me 43%. Brokoli, çaji jeshil, frutat e pyllit gjithmonë në tavolinë.
Deri tani provat thonë po. Ka faktorë rreziku që nuk mund të kontrollohen, siç është mosha apo trashëgimia gjenetike, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të modifikueshëm, që ju vetë i keni në dorë t’i ndryshoni. Megjithëse masat që mund të merrni nuk garantojnë që do të jetoni një jetë pa tumor, ata janë fillimi i një parandalimi të mirë.
Ajo që ju hani është shumë e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Nuk është nevoja të merrni shtesa ushqimore të përpunuara për të parandaluar kancerin. Jini të kujdesshëm me ushqimin që konsumoni çdo ditë për t’i siguruar vetes një paketë me përbërësit ushqimorë të nevojshëm.
1.Konsumoni manaferra, luleshtrydhe, boronica dhe mjedër. Të gjitha këto fruta pylli, sidomos manaferrat, luftojnë kancerin.
2. Konsumoni erëzat. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet pikante. Shafrani i indisë, erëza indiane që i jep ngjyrën e verdhë gjellëve indiane parandalon zhvillimin e kancerit. Në vend të dytë vjen xhenxhefili dhe në vend të tretë kanella.
3.Përdorni brokoli. Përmban isotiocianat, përbërës me veti mbrojtëse kundër kancerit . Në të njëjtën familje futet lulelakra dhe lakra.
4.Hani zarzavatet e gjelbërta dhe pini çajin jeshil. Lakërishta është një bimë që së fundmi është zbuluar shumë efektive në parandalimin e kancerit, pasi rrit sasinë e antioksidantëve në gjak dhe mbron materialin gjenetik të qelizave nga ndryshime që mund të çojnë në kancer.
5.Shijoni asparagun. Asparagu përmban acid folik që ul riskun e zhvillimit të kancerit. Burime të tjera të mira të folateve janë lëngu i portokallit, sallata jeshile, spinaqi, kikirikat dhe brokoli.
6.Konsumoni peshk. Një studim italian ka treguar se të ngrënit e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun e zhvillimit të kancerit me 30% deri në 50%. Përdorni peshk të pasur me Omega-3 siç është salmoni, sardelet dhe toni.
7. Lejohet të kutërboni era hudhër. Në fakt është zbuluar që ata që i përdorin hudhrat kanë një risk më të ulët për të zhvilluar kancer të stomakut dhe të kolonit. Hudhra e gatuar pengon në rritjen e qelizave kanceroze.
8.Përdorni kërpudhat.
9.Hani një mollë në ditë. Studimet kanë treguar se kur në një pjatë laboratori u vendos lëkurë molle e grirë bashkë me qelizat kanceroze të kolonit, u pa se rritja e tyre u pengua me 43% . Prandaj më mirë hani mollë të paqëruara
(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS të Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.9%
-
Pak
40.8%
-
Aspak
33.3%
Vota total: 1482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55
-
'Lista të hapura vetëm për PS-në', Zaloshnja tregon mandatet e sigurta për dy partitë e mëdha: Në PD 'luftë' vetëm për 3 vende
28 Korrik, 07:48
-
PS mbledh sot Kongresin! Prezantohet platforma e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025! Votohet Asambleja e re
28 Korrik, 07:33
-
Gati për të përballuar çdo sfidë, por kujdes me paratë ... Çfarë thonë yjet për ju sot
28 Korrik, 07:13
-
Shkodër/ digjen 2 makina, tritol, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese (ERMAT)
28 Korrik, 07:05
-
Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza
27 Korrik, 23:04
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02