Kanceri i gjirit prek edhe burrat, zbulohet një rast në Krujë! Infermierja: Pacienti erdhi me hematoma në kraharor, kishte turp të tregonte

Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë, por mund të gjendet tek burrat në raste shumë të rralla. Problemi është se burrat kurrë nuk kryejnë kontrolle madje hezitojnë edhe kur shfaqin hematoma në kraharor. Një rast i tillë është zbuluar në qytetin e Krujës.

“Ka dhe shumë burra që e kanë këtë sëmundje por nuk shkojnë të vizitohen sepse kanë turp. Një pacient ka qenë I diagnostikuar me tumor në gjoks dhe ka pasur hematomë të madhe. Ishte mbi 50-vjec. Çdolloj sëmundje duhet ti përballojmë me forcë jo me frikë”, tha Vosjava Teta infermiere në spitalin e Krujës.

Ky rast është zbuluar disa kohë më parë, pasi sot në qytetin e Krujës nuk ofrohet shërbimi i ekografisë dhe mamografisë, për shkak se godina e spitalit është në rikonsktruksion.

Bluzat e bardha presin nga Ministria e Shëndetësisë të dërgojë mamografinë e lëvizshme, teksa apelojnë burrat e gratë të mos neglizhojnë simptomat. Një thirrje vjen dhe nga Flutura Noga, nënë e dy fëmijëve që prej 4 vitesh lufton me kancerin e gjirit.

“Në moshën 57-vjeçare u kontrollova dhe u diagnostikova dhe dola me kancer gjiri. E kisha prek me dorë, por nuk doja ta besoja. Shkova tek Onkologjiku ma përcaktuan sëmundjen, u operova bëra 8 kimio dhe 15 seanca rreze. Mjekët janë kujdes për mua. Helidon Nina një ndër më të mirët. Zoti I bekoftë mjekët. Mesazhi im për gratë është shkoni kontrollohuni mos neglizhoni”, tha Flutura Noga, paciente.

Në Krujë numërohen 96 gra dhe 1 burrë që janë diagoniskuar ndër vite me kancerin e gjirit dhe ndjekin terapinë në spitalin Onkologjik të Tiranës.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore