Kanceri i gjirit, shtohet numri i të prekurave nga kjo sëmundje

Kanceri i gjirit, shtohet numri i të prekurave nga kjo sëmundje
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ndaj dhe mjekët bëjnë apel se çdo femër është e rrezikuar nga kjo sëmundje dhe nuk duhet të neglizhojnë.

Kirurgja onkologe, Dr.Ervehe Dervishi e ftuar në emisionin” Rreze Dielli”, i ka bërë apel të gjitha femrave të jenë më të vëmendshme dhe të kujdesshme ndaj kësaj sëmundjeje.

“Numri i të prekurave nga kanceri i gjirit po rritet nga viti në vit. Po ti referohemi statistikave kemi rreth 500 raste në vit, ndaj dhe të gjitha femrat duhet të paraqiten tek mjeku në krye të një viti”, ka thënë Dervishi.

Sipas saj, edhe mosha e të prekurave nga kjo sëmundje po ndryshon. “Nëse më parë ishte mosha 40 vjeçare, kur një grua mund të rrezikohej nga kjo sëmundje tani ky fakt ka ndryshuar. Tani edhe një femër në moshë më të re, mund të preket nga sëmundja e kancerit të gjirit”, tha kirurgja Ervehe Dervishi.

Duke u ndalur tek shkaqet, ajo pohoi se ato janë të shumta. Një femër sipas saj, që konsumon alkool, duhan, që nuk ushqehet mirë dhe që përdor pa recetë mjekësore kontraceptivët, është mjaft e rrezikuar nga kjo sëmundje. Por në të njëjtën kohë ajo është edhe një sëmundje e trashëgueshme, tha Dr. Ervehe Dervishi.

E pyetur sesi mund ta zbulojmë në kohë këtë sëmundje, kirurgja Dervishi u shpreh se, ka dy metoda. Fillimisht një femër duhet të jetë e mirëinformuar për fiziologjinë e trupit të saj dhe së dyti duhet të bëj kontrolle të vazhdueshme te mjeku.

Duke folur për mamografinë, Dervishi tha se jo çdo moshë duhet të bëj mamografi. “Mamografia bëhet gjithnjë e rekomanduar nga specialisti, nëse e ke bërë 6 muaj më parë ajo nuk mund të bëhet përsëri, evidentoi Dervishi, duke shtuar se mamografia nuk e zbulon 100 përqind kancerin e gjirit. Sipas saj, ekoja, vizitat tek mjeku dhe mamografia e zbulojnë tamam këtë problem, që mund të kenë femrat.

Ajo ka ftuar të gjitha gratë të jenë bashkëpunese në këtë luftë të gjatë të kancerit të gjirit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen rezultate të mira.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete