Kanceri i prostatës vret 1 në 36 meshkuj

Kanceri i prostatës vret 1 në 36 meshkuj
Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë i diagnostikuar te meshkujt, pas kancerit të lëkurës. Megjithëse sëmundja është e shpeshtë, jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Pjesa më e madhe e kancereve të prostatës rriten dhe përhapen ngadalë dhe dikush i diagnostikuar me këtë sëmundje mund të mos ketë asnjë shenjë. Megjithatë, tipat më agresivë të këtij kanceri mund të jenë të dëmshëm nëse nuk trajtohen, prandaj është e rëndësishme të dallohen shenjat paralajmëruese. Duhet të edukoheni mbi mënyrat për të dalluar, trajtuar dhe parandaluar sëmundjen.

Çfarë është dhe ku gjendet prostata?
Prostata është një gjëndër me madhësinë e arrës, e cila është pjesë..Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë i diagnostikuar te meshkujt, pas kancerit të lëkurës. Megjithëse sëmundja është e shpeshtë, jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Pjesa më e madhe e kancereve të prostatës rriten dhe përhapen ngadalë dhe dikush i diagnostikuar me këtë sëmundje mund të mos ketë asnjë shenjë. Megjithatë, tipat më agresivë të këtij kanceri mund të jenë të dëmshëm nëse nuk trajtohen, prandaj është e rëndësishme të dallohen shenjat paralajmëruese. Duhet të edukoheni mbi mënyrat për të dalluar, trajtuar dhe parandaluar sëmundjen.

Çfarë është dhe ku gjendet prostata?
Prostata është një gjëndër me madhësinë e arrës, e cila është pjesë e sistemit riprodhues të mashkullit. Ajo gjendet përpara rektumit dhe nën fshikëzën e urinës. Prostata rrethon uretrën, tubin e vogël përmes të cilës del urina dhe sperma jashtë trupit, si dhe prodhon lëngun seminal (lëngu i bardhë ku gjendet sperma pas ejakulimit).
Simptoma të tjera janë vështirësia për të arritur dhe mbajtur një ereksion, prania e gjakut ose spermës në urinë dhe dhimbja e shpeshtë në pjesën e poshtme të shpinës apo barkut, në ijë apo pjesën e sipërme të kofshëve.

Prostata e zmadhuar dhe hiperplazia beninje e prostatës
Me kalimin e moshës, qelizat e prostatës kanë tendencën të rriten. Ndërkohë që prostata zmadhohet, ajo shtrëngon uretrën, e cila mund të pengojë fluksin normal të urinës dhe mund të shkaktojë shumë prej problemeve urinare si ato të kancerit të prostatës. Kjo gjendje njihet si hiperplazia beninje e prostatës. Megjithëse kjo sëmundje mund të shkaktojë dhimbje dhe mund të ketë nevojë për trajtim, ajo është një problem i zakonshëm te meshkujt mbi moshën 50 vjeç dhe rrallëherë e rrezikon jetën e tyre.
Rëndësia e zbulimit të hershëm
Kanceri i prostatës shpesh ka rritje të ngadaltë e jo gjithmonë shkakton simptoma që në fillim. Por si ta kapni herët sëmundjen?
Filloni me një vizitë te mjeku. Ai mund t’iu ndihmojë për të vendosur nëse është i nevojshëm një test depistimi. Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që meshkujt e shëndetshëm, pa faktorë risku, të kryejnë çdo vit testet depistuese duke filluar që në moshën 50 vjeçare. Meshkujt që konsiderohen me risk të lartë, si afro-amerikanët dhe meshkujt që kanë raste në familje me këtë sëmundje, duhet ta bëjnë këtë konsultim në moshën 45 vjeçare. Ndërsa meshkujt që konsiderohen me risk tepër të lartë (kanë disa të afërm të diagnostikuar me kancer prostate në moshë të hershme), duhet të flasin me mjekun e tyre që në moshën 40 vjeçare.

Depistimi për kancerin e prostatës
Nëse mjeku juaj vendos se do të ishte me vlerë kryerja e një testi depistues, ka dy tipa ekzaminimesh që kanë vlerë për depistimin e kancerit të prostatës. Njëri prej tyre është tusheja rektale, ose ekzaminimi rektal digital. Gjatë këtij ekzaminimi, mjeku fut gishtin tregues, të veshur me dorezë dhe të lyer me lubrifikues, në rektum dhe prek prostatën duke kërkuar për zona të forta apo me formë të çrregullt që mund të jenë masa tumorale. Testi tjetër është analiza e gjakut për antigjenin specifik të prostatës, ose PSA. PSA është një proteinë që prodhohet nga gjëndra e prostatës. Mjeku kryen analizën e gjakut për të kontrolluar nivelin e PSA në trup. Një nivel i lartë mund të tregojë praninë e kancerit.

Shkaqe të tjera të PSA-së së lartë
Pjesa më e madhe e meshkujve të shëndetshëm e kanë nivelin e PSA nën 4 nanogramë për mililitër gjak. Megjithatë, niveli i PSA nën këtë prag nuk eliminon mundësinë e kancerit, ashtu si dhe niveli i PSA mbi këtë vlerë nuk tregon medoemos që keni kancer. Nivelet e PSA mund të rriten në mënyrë të natyrshme me rritjen e moshës, kur gjëndra e prostatës zmadhohet ose nëse ajo është e infektuar apo e pezmatuar. Gjithashtu, përdorimi i biçikletës mund të rrisë nivelin e PSA. Prandaj PSA nuk mund të barazohet me diagnozën e kancerit, ajo është thjesht një orientuese që iu ndihmon ju dhe mjekun për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza