Kanceri i tiroides, i rrallë dhe
me prognozë të mire

Kanceri i tiroides, i rrallë dhe <br />me prognozë të mire
Kanceri i tiroides përfaqëson kancerin endokrin më të shpeshtë; megjithatë, ai është i rrallë në krahasim me llojet e tjera të kancerit. Pavarësisht se momenti i diagnostikimit të kancerit të tiroides zakonisht është i frikshëm për pacientin, prognoza zakonisht është e mirë. Së pari, sepse pjesa më e madhe e kancereve të tiroides kurohen lehtë me anë të kirurgjisë. Së dyti, kanceri I tiroides rrallë shkakton dhimbje apo paaftësi. Së treti, ekziston një trajtim efektiv dhe i
thjeshtë për t’u toleruar për format më të shpeshta të kancerit të tiroides.

Cilat janë simptomat e kancerit të tiroides?
Shenja kryesore e kancerit të tiroides është një gungë (nodul) në tiroide, megjithatë pjesa më e madhe e tyre nuk shkaktojnë asnjë simptomë.
Megjithatë, mjeku juaj mund ta zbulojë këtë nodul gjatë një ekzaminimi rutinë ose ju mund të vini re një gungë kur shiheni në pasqyrë. Disa pacientë me kancer të tiroides ankohen për dhimbje në qafë, në nofull ose në vesh. Në rast se kanceri është mjaftueshëm I madh, mund të shkaktojë vështirësi
gjatë gëlltitjes, në frymëmarrje ose një “gudulisje” të grykës. Rrallë, mund të çojë në ngjirje zëri në rast se kanceri irriton nervin e laringut. Cili është shkaku i kancerit të tiroides? Kanceri i tiroides takohet më shpesh te individët që janë ekspozuar ndaj rrezatimit (sidomos gjatë fëmijërisë), te ata që kanë familjarë që kanë vuajtur nga ky lloj kanceri dhe te personat mbi 40 vjeç. Megjithatë, në pjesën më të madhe të pacientëve, nuk arrihet të identifikohet një shkak specifik për zhvillimin e kancerit të tiroides.

Si diagnostikohet kanceri i tiroides?
Diagnoza e kancerit të tiroides bëhet me anë të biopsisë nëpërmjet shpimit me age në një nodul të tiroides ose pas heqjes së nodulit me kirurgji. Pavarësisht se nodujt e tiroides janë shumë të shpeshta, 1 në 10 përfaqëson kancer.

Teste që ndihmojnë në diagnostikimin e kancerit të tiroides:
1. Skaneri CT
2. Rezonanca magnetike
3. Skanimi me radioizotope i tiroides

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza