“Kanceri ju rikthye sërish”, këngëtarja e njohur humbet miken e shtrenjtë: S’do ta harroj kurrë frikën në sytë e saj

“Kanceri ju rikthye sërish”, këngëtarja e njohur humbet miken e shtrenjtë: S’do ta harroj kurrë frikën në sytë e saj

Monia, mikja e ndjerë e Rihannas

Rihanna e ka festuar me dhimbje Krishtlindjen e këtij vit. Këngëtarja e njohur në të gjithë botën ka humbur një miken e saj për shkak të sëmundjes së kancerit. Riri ka publikuar një status në Instagram ku përshkruan se sa dhimbje ka ndjerë për humbjen e saj.

Këtë Krishtlindje humbëm një shpirt kaq të bukur, që na jepte forcë të gjithëve ne. Që kur u bëmë shoqe, ajo pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në spital ose në zyrën e doktorit. Kjo foto është shkrepur disa muaj më parë, ajo më pa në sy dhe më tha: Rih, kanceri është kthyer sërish. S’do ta harroj kurrë frikën në sytë e saj!

Gjithsesi ajo nuk u dorëzua, luftoi çdo ditë bashkë me “Navy” pas saj që e ndihmoni dhe mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit. Jemi të gjithë zemërthyer nga kjo! S’do të të harroj kurrë. Të dua ëngjëll!”- shkruan këngëtarja krahas një fotoje ku shihet me Monian. Kjo e fundit ishte një nga fanset më të mëdha të yllit botëror, dhe së bashku kishin arritur të krijonin një marrëdhënie mjaft të bukur.

Dedikimi i Rihannas për miken e saj të ndjerë, Monia 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen