Kandidatët për anëtarë të KLD, detaje
për Albana Shtyllën e Vangjel Kostën
Albana Shtylla aktualisht mban postin e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo do të jetë e vetmja grua anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shtylla ka punuar përreth 20 vjet në Shërbimin Civil nga të cilat 8 vjet në kohën e Partisë Demokratike.
Albana Shtylla aktualisht mban postin e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo do të jetë e vetmja grua anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shtylla ka punuar përreth 20 vjet në Shërbimin Civil nga të cilat 8 vjet në kohën e Partisë Demokratike.
Gjithashtu Shtylla ka qenë Drejtore juridike e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe është promovuar në këtë periudhë si Drejtore në Kodifikim të Ministrisë së Drejtësisë , në kohën kur ministër ishte Eduard Halimi. Albana Shtylla ka diplomë në Harvard, ILO, Këshilli i Europës, është lektore në disa universitete në drejtësi si dhe negociatore në disa marrëveshje ndërkombëtare.
Kandidatja e Paertisë Socialiste për postin e nënkryetarit të KLD-së më herët ka qenë edhe anëtare e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve e propozuar nga Partia Socialiste, por dha dorëheqjen nga ky post.
Vangjel Kosta, emri i dytë i propozuar nga PS për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë në vitet 1993 - 2000 (emëruar kur Sali Berisha ishte president). Ai është propozuar nga Bamir Topi për në Gjykatën Kushtetuese, por dekreti i presidenti është rrëzuar dekreti nga Partia Demokratike, e cila ishte në qeverisje.
Kosta punon prej 14 vjetësh në Zyrën e Shërbimit Ligjor FALAS. Ai është bashkëpunëtor me disa projekte të USAID, BE e
Osbe etj. Vangjel Kosta është me origjinë nga Durrësit, dhe ka dy fëmijë nga martesa e tij.
Të dy kandidatët për anëtar të KLD-së nuk kanë qenë asnjëherë anëtarë partie të ndonjë force politike. Si Shtylla dhe Kosta janë juristë shumë të njohur me tituj shkencorë e kualifikime të shumta, kontribues si lektorë në Fakultetet e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës si dhe bashkëautorë në hartimin e ligjeve të ndryshme dhe leksioneve e teksteve juridike.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56