A do të kandidojë Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës? Në një intervistë për Report Tv, deputeti socialist thotë se nuk do të ishte beteja e tij nëse partia do ta caktonte me njoftim. Ai thekson se çdo kandidat duhet të përzgjidhet në bazë të një gare të brendshme.

Nertil Agalliu: Ju keni shprehur hapur kandidimin tuaj për Bashkinë e Tiranës, çdo ditë publikoni problematika nga Tirana, të cilat nuk është se kanë ndodhur vetëm sot. Pas edhe këtyre zhvillimeve, me protestat, a mendoni se beteja e PS për Tiranën bëhet gjithnjë e më e vështirë?

Erion Braçe: Nuk mendoj që protesta i heq arsyen dikujt për të kandiduar, as nuk i heq shanset për të fituar. Tirana ka nevojë për qeverisje. As vetëqeveriset as qeveriset, në harkun e një viti jo e jo. Është situatë që ka nevojë për ndryshim dhe themelore për të ndodhur, duhet një program i mirëfilltë që ndryshon jo vetëm qasja ndaj pushtetit. Ditët me temperatura 40 gradë po i shtohen këtij qyteti. Duhet ta mendojmë këtë historinë e ndërtimit me qëllim që të ulim temperaturën në këtë qytet. Keni Genova që po shkon drejt një politike që çdo sipërfaqe e tepërt me beton dhe asfalt po çmontohet.

Nertil Agalliu: Çfarë do të bëni në PS kandidon me një tjetër emër, jo me ju?

Erion Braçe: Me votë do bëjmë garë brenda PS. Erdhe në mars në tiranë dh enë maj isha në zgjedhje. Nuk kisha as qeverinë as udhëheqjen e PS. Me votë është tjetër histori, një njoftim nuk është beteja ime nëse kandidati për bashkinë e tiranë caktohet me njoftim. Do vazhdoj të jem deputet i PS. Unë nuk mbështes kërrkënd që nuk del nga vota e PS.


Lajmi kryesor:

Planet që fshihen pas protestës/ Braçe për Report Tv: Na kthejnë në epokën e gurit! Qeveria legjitime, jo kufizim mandatit të kryeministrit