/ATSH/.- Kandidatët për anëtarë të Këshillit bashkiak të Tiranës zhvilluan një bashkëbisedim me banorë të Njësisë nr. 5 në kryeqytet.
Në fjalën e tij, zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se prioriteti i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por edhe në të gjitha këshillat bashkiakë në vend, do të jetë krijimi i lehtësirave për biznesin për të krijuar mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët.
"Anëtarët e LSI-së në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës do të kenë prioritet shërbimet dhe punësimin. Në këtë drejtim elementi thelbësor do të jetë përkrahja e biznesit të vogël. Ne do ta transformojmë pushtetin ri vendor nga një pushtet të palëvizshëm, në një pushtet që gjeneron mundësi të reja dhe që u qëndron afër qytetarëve që do ta zgjedhin', u shpreh Vasili.
Ai tha se mbështetja që LSI u ka dhënë të rinjve dhe grave e vajzave është një tregues i qartë i besimit që ka fituar kjo forcë politike.
Ndërkohë, nga ana e saj, zv/ministrja e Integrimit, njëherazi kandidate për anëtare të këshillit Bashkiak, Erisa Xhixho, iu premtoi banorëve, se pas zgjedhjeve të 21 qershorit, do të ngrinte në Këshill të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët e kësaj Njësie. "Ne do të punojmë për më shumë mbështetje ndaj të rinjve, ndaj grave e vajzave, për më shumë vende pune dhe më shumë zhvillim. Vizioni ynë është që këtë parlament të kryeqytetit ta kthejmë në një parlament të komunitetit", tha Xhixho
/Shqiptarja.com