TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet, u ka dhënë porositë e fundit për degët dhe kandidatët për deputetë. Në dokumentin që Report Tv sjell, kryedemokrati ka vënë theksin se “këto janë detyra shumë të rëndësishme” që duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.
Për degët, ua ka bërë të qartë që zyrat duhet të qëndrojnë të hapura nga ora 09:00 deri në 20:00 e duhet të zhvillojë mbledhje periodike ditore dhe javore. E ndërsa sa i përket detyrave për kandidatët, theksi është vënë që ata të mos bëjnë fushatë me numrat e tyre personal, por '9' që i korrespondon PD-së në fletën e votimit.
Edhe pse një gjë e tillë u ishte bërë e qartë që në krye të herës, kjo pikë nuk është zbatuar nga kandidatët demokrat, siç ka raportuar më herët Report Tv, ç’ka ka bërë që Basha ta përsërisë edhe një herë këtë porosi.