Ledio Braho është avokati i cili synon të jetë pjesë e KQZ-së së re, si anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Në ditën e fundit të aplikimit, Braho shpreson që deputetët e Komisionit të posaçëm që do bëjnë përzgjedhjen e anëtarëve të bazohen vetëm te Kodi Zgjedhor.
“Unë jam njohur me dispozitat përkatëse. Për pjesën e kritereve formale është përgjegjësi e deputetëve që janë pjesë e komisionit. Shpresoj ti referohen vetëm Kodit Zgjedhor sa i përket kritereve.Varet dhe nga preferencat që kanë palët, jo vetëm ato që kanë palët në Kuvend por dhe ato jashtë Kuvendit”, u shpreh Braho për Report tv.
Për avokatin është shqetësues fakti që palët politike ende nuk kanë realizuar draftin me ndryshime në Kodin zgjedhor pas ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, kjo vonesë mund të sjellë jo pak komplikacione në proces.
“Sfida më e madhe është që ende nuk ka një draft të ndryshimeve që do bëhen në kodin zgjedhor për shkak të ndryshimeve Kushtetuese, sidomos për komisionin rregullator i cili është dhe organi që ka për detyrë të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të kodit zgjedhor dhe normalisht do ketë ngutje sa i përket këtyre akteve dhe koha kalon shpejt dhe këtë e shoh problem kryesor. Problem shoh dhe numërimin e votave për zgjedhjet e ardhshme, sepse në momentin që jemi futur në sistemin me lista të hapura, pavarësisht që nuk e dimë nëse janë 2/3 apo 100%, pjesa e numërimit do jetë sfidë më vete për sa kohë nuk kemi numërimin elektronik, kjo varet dhe si do formulohet dispozitat në kodin zgjedhor”, shprehet Braho për Report tv.
Sa i përket përpjekjeve të ish-anëtarëve të KQZ për tu rikthyer në këtë institucion Braho thotë se është një vendim që i takon Kuvendit të Shqipërisë për të vlerësuar nëse e meritojnë të rikthehen apo jo.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
Po kush paska interes te promovoj kete tipin? I shikoni pastrimine parave qe ka bere duke shitur aksionet e firmes se tij qe u ngrys me 100.000 lek aksione edhe u gdhi me qindramije euro aksione qe i shiti cash.
Përgjigju