Kandidatët për kreun e FRESSH
provim para gazetarëve/ Debatet

Kandidatët për kreun e FRESSH<br />provim para gazetarëve/ Debatet
Kryeministri Rama ka përshëndetur debatin final për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRESSH, ndërsa nuk kanë munguar as batutat.
 
Një përqafim për çdonjërin nga ju që është në sallë, vajza dhe djem, pasi përtej të gjithave pa ju nuk do të kishte as Elio, as Shpat, as Tomorr dhe as Korab.
 
 Është njëra Shpat atje, që po ngjiret për ty…,bëji derman asaj se…, se i duket sikur po bie dëborë
”, u shpreh Rama.
 
Debati mes të rinjve, i drejtuar nga gazetarët Lutfi Dervishi, Ilva Tare dhe Eni Vasili ishte i nxehtë me tema aktuale që lidhen me PS, por edhe me aktualitetin politik.
 
Debatet
Ilva Tare: E keni idene sa kane kushtuar posterat ne emrat tuaj?
 
Ana Abdi: Ë,ë ëëëë?
 
Ilva Tare: A mund te na informoni?
 
Ana Abdi: Po, moj, ta shpjegoj une!
 
Eni Vasili: Si do te preferoje te hyje ne parlament, me liste te hapur apo te mbyllur?
 
Elsamed Mukaj: Nuk ka rendesi kjo, une kam nje model ne Malesi te Madhe, e ishalla arrij te perfaqesoj
denjesisht zonen time sa gjysma e atij. E kam fjalen per z. Sterkaj...
 
Lutfi Dervishi: Si mendon se mund te ndihmoni ne permiresinimin e imazhit te Shqipqerise?
 
Ana Abdi: Po ju si pushtet i katert cfare beni? Pse ju si media nuk merrni hapesira per tu treguar
fermereve te hashashit sepse fitohet njelloj edhe me mbjelljen e rigonit?

Eni Vasili: Nuk fitohet nje lloj...
 
Ana Abdi:
Nje lloj eshte cmimi i rigonit me hashashin, Eni.
 
Lutfi Dervishi: Kuptoj, media e ka fajin.
 
Debati për Ben Blushin
Eni Vasili: Ndërkohë që ju po tentoni të hyni në PS, një element shumë i rëndësishëm i historisë së PS po del, Ben Blushi....
 
Ana Abdi: Sa i përket fenomenit Ben Blushi, ju të gjithë e dini se ai ngre zërin vetëm kur nuk merr ndonjë post. E kemi pasur tre herë Ministër dhe nuk na ka bërë asgjë...
 
Shpat Kolgega:
Në historinë e PS ka pasur shumë largime dhe rikthime. Unë jam një nga ata që do të doja që një ditë në të ardhmen Blushi të rikthehej sërish PS.
 
Marinela Rukia: Çdokush është i lirë të dalë dhe të hyjë kur të dojë brenda PS.

Elsamed Mukaj: Blushi ka braktisur të gjithë miqtë e tij që kanë qenë bashkë për shumë kauza dhe shumë ide, duke filluar me 21 janarin.
 
Erjo Mile: Blushi është një zgjim i vonuar për një lëvizje të tillë.
 
Eljo Hysko: Blushi ka qenë, është dhe do të jetë një figurë me vlera për PS. Ikja e tij është një humbje për ne, por është zgjedhje e tij. Ai është i lirë të largohet.
 
Jonida Spaho:
Fenomene si Blushi tregon demokracinë që ka PS është dicka e respektueshme, edhe pse ne do të donim që të ishte me ne.
 
Ermal Petushi: Blushi mesa di është akoma pjesë e PS. Nuk e ka dhënë akoma zyrtarisht.

Tashmë 8 kandidatët Ana Abdi, Eljo Hysko, Elsamed Mukaj, Erjo Mile, Ermal Petushi, Jonida Spaho, Marinela Rukia dhe Shpati Kolgega do të jenë në heshtje deri në datë 22 kur do të votohet në të gjitha degët e Partisë Socialiste për të zgjedhur kryetarin e ri.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian