TIRANË- Vijon testimi fizik i konkurrentëve për 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme, në Policinë e Shtetit. Gjatë ditës së sotme në këtë testim morën pjesë 120 konkurrentë.
Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili u shpreh se në përfundim të testit fizik çdo aplikant njihet me rezultatin dhe të gjitha rezultatet e arritura afishohen në ambientet ku zhvillohet testimi
“Sot është dita e tretë e testimit fizik. Ky proces monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, gjithashtu nga Drejtoria e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si edhe nga Burimet Njerëzore. Në përfundim të testit fizik çdo aplikant njihet me rezultatin dhe të gjitha rezultatet e arritura afishohen në ambientet ku zhvillohet testimi", tha Vasili.
Njëra nga konkurrentet, Rexhina Sina, në përfundim të testimit theksoi se, policia ka qenë ëndrra e saj dhe se është stërvitur prej muajsh për të dhënë maximumin.
“Policia ka qenë ëndrra ime. Jam stërvitur gjithë këta muaj fizikisht për të dhënë maksimumin. Edhe im atë ka qenë polic gjithashtu, por tani ai nuk jeton më dhe këtë sfidë ia dedikoj atij”.
Në lidhje me përgatitjen fizike dhe vështirësinë e ushtrimeve që kërkohen për të kaluar testin fizik, një tjetër konkurent, Gregi Pasholli, gjatë konkurrimit tha se, “ushtrimet janë të përballueshme. Besoj se për një punonjës policie janë shumë të nevojshme. Dhashë maksimumin dhe do vazhdoj në të gjitha fazat në mënyrë që të kualifikohem për t’i shërbyer vendit tim”. ATA
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
25 Dhjetor, 11:17
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
21 Dhjetor, 15:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor, 17:51
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor, 15:47