TIRANE- Mazhoranca pritet të shpallet fituese në 12 nga 15 bashkitë në të cilat janë konturuar emrat e kanditëve edhe nga opozita. Megjithëse Partia Demokratike ka qenë e kujdesshme në shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet vendore, duke publikuar kandidatë në qarqe të veriut apo qytete në të cilat përgjithësisht ka marrë komuna, sërish shifrat e çojnë drejt një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, koalicioni i majtë shpallet fitues në 12 njësi vendore: Elbasan, Gjirokastër, Pukë, Vau i Dejës, Mat, Divjakë, Belsh, Libohovë, Patos, Lushnje, Përrenjas, Maliq.