Kandidati i Berishës në Lushnjë: Basha ka uzurpuar vulën e PD! Bardhi: Ja faktet që Elton Bano i ka shërbyer Ramës! LSI: Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë

Kandidati i Berishës në Lushnjë: Basha ka uzurpuar vulën e PD! Bardhi: Ja faktet që Elton Bano i ka shërbyer Ramës! LSI: Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë

Gazmend Bardhi dhe Elton Bano

Përplasje në distancë janë zhvilluar mes PD dhe koalicionit "Shtëpia e Lirisë". Gazmend Bardhi e cilësoi kandidatin e Sali Berishës për Lushnjën, Elton Bano si njeri që punon për Ramën, pas deklaratave të Banos se Basha ka uzurpuar vulën e PD. Në këtë përplasje ka reaguar edhe LSI e cila shprehet se Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë.

Elton Bano theksoi nga Lushnja se primaret e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit ishin një proces transparent që nuk mund të zbatohet dot nga një uzupues ivulës së PD, duke iu referuar Lulzim Bashës. Bano tha se ky proces gjithëpërfshirës tregon konceptin për drejtimin e pushtetit nesër duke i dhënë fund praktikës që u bë e zakonshme nga uzurpuesit e vulës, të cilët i zgjedh vetë 'peng kryetari'.

"Ju falenderoi për besimin dhe votën tuaj për kandidimin tuaj për kandidat të Bashkisë Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit. Primaret ishin një proces i rrallë dhe mbresëlënës, transparent dhe gjithë përfshirës. Anetarët e PD-së Lushnje dhe të 5 bashkive të tjera vendosën një standard të ri në zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre që tejkaloj ndikimin jo vetëm në forcën tonë politike. Procesi vendimmarrës i anëtarësisë që ne kryem, tregon konceptin tonë të drejtimit të pushtetit tonë nesër. Sikurse është fundi i asaj që u bë një praktikë e zakonshme nga uzurpuesit e sotëm të vulës për shumë vite me radhë", tha Bano.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD, i cili e akuzon jo vetëm Elton Banon por të gjithë koalicionin "Shtëpia e Lirisë" se po bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama duke renditur disa fakte që sipas Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi se ai ka punuar për kandidatë të LSI dhe PS ndër vite në qytetin e Lushnjës.

"Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007. Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë: Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani. Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano  në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI. Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës. Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli. Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës. Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike. Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre - Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë", shkruan Bardhi.

Nga ana tjetër reagoi edhe LSI ku thotë se Sali Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë dhe se kandidatët e zgjedhur nga primaret që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit do të përfaqësojnë koalicionin LSI-PDK "Shtëpia e Lirisë", ndërsa dyshen Basha-Bardhi e cilësoi si parti "kunat-opozitë" që punojnë për interesa personale.

Ditën e sotme nën emrin e koalicionit "Shtëpia e lirisë", LSI-PDK kanë dërguar për të regjistruar në KQZ kandidatët e Sali Berishës të dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit. Nën emrin e koalicionit "Shtëpia e lirisë" LSI dhe PDK kanë këkruar nga KQZ regjistrimin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër, Elton Banon për Bashkinë Lushnje, Ardian Muka për Bashkinë Durrës, Premtim Kryemadhi për Bashkinë Dibër, Hekuran Xhani për Bashkinë Rrogozhinë dhe Lulzim Vrana për Bashkinë Vorë.

Kujtojmë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njohu Komisionin e Rithemelimit, pasi nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe logo e simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike, që ka kryetar Lulzim Bashën. Pavarësisht se të 6 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie janë bërë nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës, ato do të kërkojnë vota për LSI-në dhe PDK-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
LSI: Përfaqësohemi me kandidatët e Berishës në zgjedhje, ai është opozita e vërtetë! Basha-Bardhi shohin interesin personal

LSI thekson se Sali Berisha përfaqëson opozitën e vërtetë dhe se kandidatët e zgjedhur nga primaret që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit do të përfaqësojnë koalicionin LSI-PDK "Shtëpia e Lirisë". Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ëhstë përgjigjur sulmit të Gazmen Bardhit, që e cilësoi Elton Banon  kandidatin e Berishës për Bashkinë Lushnje, si person që punon për Edi Ramën.

Braimllari shkuar se qytetarët o do votojnë opozitën e vërtetë që është "Shtëpia e lirisë" ose kandidatët e Ramës dhe kunat-opozitës Basha-Bardhi që punojnë për interesa personalë.

'Kam firmosur sot me përgjegjësi te plote dokumentacionin e dorezuar ne KQZ per kandidimin e kandidateve te Shtepise se Lirise per zgjedhjet vendore te 6 Marsit.Kandidatet e Shtepise se Lirise jane te gjithe kandidate te zgjedhur nga anetaresia e partise demokratike, permes primareve te organizuara nga Komisioni i Rithemelimit te PD.

LSI dhe PDK, i ka mundesuar mbeshtetjen formale kandidimin ne menyre qe qytetaret e 6 Bashkive te kene mundesine te votojne nje kandidat qe perfaqeson opoziten e vertete.

Zgjedhjet jane ne 6 Mars, qytetaret kane dy alternative: vote per Opoziten (Shtepia e Lirise) qe perfaqesone interesin e opozites se vertete ose Kandidatet e Rames dhe kunat-opozites Basha-Bardhi qe mision te vetem kane interesin personale. Le te fitoje me i miri!", shkruan Braimllari.

Sot LSI dorëzoi kërkesat për regjistrim në KQZ të 6 kandidatëve të Berishës për zgjedhjet e 6 marsit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 09/02/2022 20:26

    Mos e çani koken fare! Rama do ju punoj nenat perseri, deri sa tu merzitej jeta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja