Kandidati i Rithemelimit, Belind Këlliçi është ndalur sot në njësinë numër 3 në Tiranë. Banorët kanë shprehur shqetëismet e tyre ndërsa Këlliçi i ka garantuar se do i zgjidhë.
“Do t’i zgjidh!”, ishte përgjigjja e Këlliçit.
Mërgimi dhe largimi masiv i të rinjve jashtë vendit ka qenë një temë që Këlliçi hasi kudo në takimet që pati për shkak të varfërisë dhe korrupsionit.
Në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, Këlliçi ka dëgjuar ankesat e banorëve për mërgimin e të rinjëve nga shtëpia.