Kandidati i koalicionit ‘Bashke Fitojmë’ për Tiranën: Dilni votoni, ndryshimi është në dorën tuaj

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime pasi janë ata që kanë në dorë fatin e ndryshimit në Tiranë. Këlliçi theksoi se kjo është një ditë e veçantë dhe se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme.

'E ardhmja që ju doni është shumë pranë, është vetëm 3 orë e gjysmë larg deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Ndaj kam një thirrje nga zemra për gjithë ata bashkëqytetarë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që jemi takuar apo që nuk jemi takuar në këto 5 muaj të fundit. Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni.

Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim. Kjo është një ditë e veçantë. Është dita kur kurorëzohet i gjithë mundi jonë në këto 5 muaj dhe sigurisht pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Ndaj edhe njëherë i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve, merrni pjesë në këtë proces.

Unë e kuptoj që kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mirat, por është shumë e rëndësishme që deri ne orën 19:00, të gjithë qyretarët e Tiranës, të rinjtë, pensionistë, burra e gra të shkojnë në qendrat e tyre të votimit të bëjnë ndryshimin. Ndryshimi është ne duart tuaja. Dilni e votoni. Ju faleminderit!'- tha Këlliçi.


Lajmi kryesor:

‘Zgjedhjet/ Koalicioni Berisha-Meta: Administrata presion në qendrat e votimit, do të mbajnë përgjegjësi! Policia t'i largojë menjëherë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?