Në Bashkinë e Himarës sot është heshtje zgjedhore, ndërsa nesër do të votohet për krybashkiakun e ri.
Dy kandidatët për kryebashkiakë, Vangjel Tavo e Petro Gjikuria kanë pasur rreth një javë kohë për fushatë, ndërsa sot që është heshtje zgjedhore ndalohen reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë.
Por, Petro Gjikuria ka shkelur heshtjen zgjedhore, duke postuar në rrjetin e tij social Facebook disa postime. Nga një vëzhgim në profilin e Gjikurisë dallohen postime në gjuhën shqipe dhe atë greke, të cilat tregojnë angazhimet dhe propozimet e Gjikurisë për Himarën.
Gjikuria është kandidati i opozitës, i cili synon të zgjidhet kryebashkiak pas djegies së mandatit të Fredi Belerit.
Lajmi kryesor: