Kandidati i PD-së për Kuçovën: Deputetët demokratë nuk më mbështesin, janë me Foltoren

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kuçovës, Ilirjan Koxhaj thotë se nuk ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Koxhaj u shpreh se deputetët e PD-së janë me kandidatin e Foltores.

‘Unë nuk kërkoj që të kem detyrim tek deputetët. Nuk kam marrë mbështetje nga deputetët e PD-së, po mbështesin Foltoren.’- tha Koxhaj.

Sipas Koxhajt, vendimi për të kandiduar nuk ishte i lehtë, por në këto kushte çdo qytetar i ndershëm duhet të japë kontributin për vendin e tij e nuk mund të qëndrojë, indiferent.

‘Nuk është i lehte vendimi për të kandiduar në këtë kushte por është detyrë e çdo qytetar të ndershëm që mund të japë kontributin e tij për vendin.’- tha Koxhaj.

Problematikë për kandidatin e PD-së mbetet emigrimi në masë i të rinjve.

‘Largimi i të rinjve më ka bërë që unë të kandidoj dhe të jem këtu një opsion për qytetarët e mi. Unë besoj se do të fitoj pasi qytetarët e mi kanë nevojë për një kandidat që nuk u bën presion punonjësve të bashkisë. U bëj thirrje se askush nuk do të humbasë vendin e punës.’- tha Koxhaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë