Kandidati i PD-së për Mirditën në Report Tv: Fokusi ynë, frenimi i largimit të të rinjve! Jemi të gjithë të bashkuar për ndryshimin

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës, Albert Melyshi, në një intervistë për Report Tv prezantoi disa nga pikat e programit të tij, nëse do të fitojë drejtimin e bashkisë, në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Për gazetarin Arbër Hitaj në emisionin ‘Studio Live’, Melyshi u shpreh se ato janë përpjekur që të gjejnë një program për frenimin e largimit të të rinjve nga vendi. Pikat kyçe të programit tha Melyshi do të jetë turizmi dhe bujqësia.

‘Ka qenë një fushatë e qetë. Kemi marrë me detaje të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Jemi marrë që nga fenomeni i madh i shpopullimit. Jemi përpjekur që të gjejmë një program që të frenojmë largimin e të rinjve. Kemi menduar që të nxisim Mirditorët dhe tu krijojmë lehtësia emigrantëve që të mund të vijnë dhe të hapin aktivitetit e tyre këtu ne vend. Do të gjejmë mekanizmin që administrata të jetë në funksion të tyre. Mirdita ka pafund mundësi siç është turizmi dhe bujqësinë. Turizmi dhe bujqësia janë pika kyçe për programin tonë.’- tha Melyshi.

Sa takon situatës që po kalon në Partinë Demokratike, Melyshi tha se të gjithë faktorët e PD-së janë të bashkuar dhe kanë synim ndryshimin dhe fitoren.

‘Ne në Mirditë jemi të gjithë të faktorit të PD-së. Të gjithë janë bashkë për të çliruar Mirditën nga makthet  pushtetit 8-vjeçar. Janë angazhuar të gjitha strukturat e PD-së të gjitha pjesa e partive të koalicionit bashkë fitojmë. Mirdita duhet të ndryshojë, duhet të bashkëpunojmë me këdo që e do Mirditën. Jo vetëm me qeverinë, por me këdo që do Mirditën dhe të ndryshojë. Nuk ka asnjë lloj shansi të ndryshojmë vullnetin e mirditorëve. Mirditorët as nuk shiten as nuk blihen dhe as frikësohet nga presionet.’- u shpreh Melyshi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë