PERMET- Katër vite më parë, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, u bë i njohur me deklaratën e tij “ai që nuk më voton mua i daltë kanceri mu në grykë”.
Edhe kësaj here, për zgjedhjet e 23 qershorit, Kasaj vjen me një tjetër mallkim për elektoratin që s’do t’i japë votën.
Në televizion lokal “AOS”, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, ka lëshuar një tjetër deklaratë të bujshme.
“Ata që s’më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”, ka thënë Kasaj këtë herë.
Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve popullore që hedh mbi njerëzit që i mendon si jo mbështetës të tij.
/Shqiptarja.com