Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Dibrës, Muharem Rama votoi rreth orës 10:00 në shkollën "Selim Alliu", në qytetin e Peshkopisë.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ftoi qytetarët dibranë të dalin masivisht në votime. Sipas tij, sot është një një ditë e rëndësishme për Dibrën.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Dibrës. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht të votojnë. Procesi duhet të jetë i qetë e pa incidente. Janë qytetarët ata që me vullnetin e tyre të lire do të përcaktojnë Kryebashkiakun e ardhshëm”, u shpreh Rama.

/Shqiptarja.com

VIDEO