Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka, tha se punësimi i të rinjve është kryeprioriteti i tij kur të marrë bashkinë.
“Ndryshimi i madh po ndodh. Qeverisja e keqe dhe krimi dhe korrupsioni po rrezikon përfundimisht Dibrën. Unë jam kandidat për mbrojtjen e interesit publik dhe për t’iu përgjigjur sfidave. Falënderoj të gjithë demokratët që më votuan si kandidat në ‘Primare’. Të nderuar qytetarë të Dibrës, në këto vite ju jeni dëshmitarë të abuzimit dhe korrupsionit në tendera. Ju jeni dëshmitarë që dhjetëra punonjës të Bashkisë Dibër që kanë përfunduar në dyert e SPAK. Sot Bashkia e Dibrës është rast unikal në Shqipëri që është në prag falimentimit. Ka një borxh rreth 4 mld lekë, i barabartë me buxhetin vjetër të saj. Njerëzit largohen. Qyteti i Peshkopisë është kthyer në një qytet pa jetë. Për fat të keq ‘Rilindja’ ka vendosur t’i ofrojë qytetarëve të Dibrës të njëjtin model. Unë ju ofroj model krejtësisht tjetër. Unë do të decentralizoj kompetencat e bashkisë dhe do t’ua kaloj disa njësive vendore. Prioriteti im kryesor si kandidat është dhe mbetet hartimi i projekteve për punësimin e brezit të ri që ta mbajmë këtu dhe ta shohin të ardhmen në qytetin e tyre. Kam një thirrje vëllazërore, kam një apel shpirtëror për të gjithë dibranët. Bëhuni pjesë e këtij ndryshimi me pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet vendore të datës 14 maj”, tha Ismail Uka.
Lajmi kryesor:
Koalicioni opozitar çel fushatën tek ‘Air Albania’! Berisha: Starti ynë ka tmerruar Ramën e lolot e tij! Meta: Do sjellim përmbysjen e korrupsionit
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
-
Salianji në burg, Gjergj Luca ‘kërkon’ t'i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat me korrespondencë (VIDEO)
30 Dhjetor 2024, 15:00
-
Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!
30 Dhjetor 2024, 13:48