Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim në Kukës, Elsa Domi: Të persekutuari përfaqësojnë të djathtën e vërtetë! Braimllari: Në Korçë LSI merr 4 mandate

Avokatja Elsa Domi kryeson listën e kandidatëve të “Lëvizjes për Ndryshim” për qarkun e Kukësit dhe Indrit Braimllari, i cili kryeson listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës kanë dhënë një intervistë për Report Tv ku tregojnë edhe prioritetet e tyre.

Elsa Domi thotë se propozimin e ka marrë nga kryetarja e partisë Jozefina Topalli. Nëse zgjidhet deputete, Domi angazhohet për uljen e emigracionit dhe rritjen e punësimit përmes zhvillimit të turizmit. Domi vjen nga një familje e djathtë që kanë qenë të persekutuar në kohën e diktaturës.

"Gjyshi im tashmë i ndjerë ka qene me ide të forta të djathta, duke qenë ka qenë i përndjekur nga sistemi i mëparshëm. Sfida që kam ndërmarrë është sfida më e fortë, dhe është sfida e së djathtës së vërtetë", shprehet ajo.

E pyetur për prioritetet, avokatja që kandidon për deputete tha se "qëllimet dhe prioritet është ulja e varfërisë që është tejskajshme. Dhe kjo mund të arrihet së pari me luftën kundër korrupsionit që ka sjellë të gjitha pasojat në atë çka ne po përjetojmë sot".

Braimllari për Report Tv: Në Korçë LSI merr 4 mandate

Ndërsa, Endrit Braimllari shprehet se "kundërshtarët kanë dalë me një listë humbëse". Sipas tij ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nuk do të arrijë të hyjë në parlament.

" Kemi përfaqësues që vijnë nga një botë e errët, përfaqësues që vijnë nga institucione shtetërore në Korçë ku mungesa e shërbimit por dhe interesat klienteliste mbajnë emrin e tyre", theksoi ai .

Duke shtuar se "Është i gjashti ne liste ish-ministri i Bujqësisë i cili mbahet mend si ministri me i paafte i cili nuk solli asnjë investim në Korçë, nuk solli asnjë zhvillim sa i përket bujqësisë në Korçë por mbi te gjitha nuk hapi asnjë vend te ri pune".

Sipas Braimllarit, Lëvizja Socialiste për Integrim në Korçë ka një përfaqësim dinjitoz dhe do të arrijë të fitojë 4 mandate.

 

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg