Ina Majko, e cila kandidon për deputete e PS në qarkun Vlorë, është e para kandidate e komunitetit rom.
E ftuar ditën e sotme në një lidhje skype në emsisionin ‘Sot Live në Shqipëri, me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv ajo u shpreh se dëshiron shumë që të jetë pjesë e Parlamentit për të përfaqësuar komunitetin rom nga ajo vjen.
Ajo e cilësoi këtë si një mundësi historike.
‘Aktivizmi im më shumë se 12 vite në çështje si mjedisore dhe të komuniteti rom dhe egjiptian më ka bërë të njoh mirë problematikat. Ne kemi një plan veprimi që mbaron në 2025, në pikat që ka pasur punësim strehim dhe shëndetësi ajo që kam dashur të bëjë gjithmonë, është të bëjmë një monitorim se ca është bërë mirë dhe çfarë nuk është bërë mirë. Unë kam dëshirë që të jem në parlament dhe do të luftojë për të drejtat e komuniteti rom. Jam e para rome që kandidojë me shanse të barabarta dhe ky është një shansë historik’, tha ajo.
Majko tha se partia ka marr një risk përsipër me futjen e saj në lista si kandidatë për deputet në qarkun Vlorë.
‘Në fakt unë si shumë të rinj aplikove në platformën ‘Deputeti që duam’, sepse e mendova si një dritare për diçka të re dhe ti jap një shansë vetes dhe komunitetit tim. Më erdhi propozimi që ishte surprizues nga përgjegjësi i qarkut të Vlorës zoti Çuçi. Jam zgjedhur edhe për vlerat e mia jo vetëm se përfaqësoj komunitetin rom. Në rastin tim mendoj e partia ka marr një risk mbi supe sepse dimë cila është stigma për komunitetin romë’, tha ajo.
E pyetur se nëse do ta pranonte një ftesë nësë do ti kishte ardhur nga PD, Majko u shpreh se bindjet e saj janë më shumë të majta.
‘Nëse portalin ‘Deputeti që duam’ do e kishte PD edhe mund të kisha aplikuar sepse komuniteti romë dhe egjiptian e ka të nevojshëm që të ketë një zë në parlament. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe unë mendova të jem pjesë e PS dhe bindjet e mia janë të majta sepse kam parë reformat që PS ka bërë në këto vite si reforma në drejtësi’, tha ajo.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë
21 Mars, 20:13
-
Rama 'sy m'sy' me komentuesit: Shqipëria sot si dita me natën nga koha kur qeverisej nga Berisha! Shifrat që duhet të dini
21 Mars, 20:02
-
KAS rrëzon ankimimin e Goxhaj me shumicë votash: Nuk do të ketë shkronja kapitale dhe mbiemra bold
21 Mars, 17:53
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milionë vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
21 Mars, 17:51
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
'Koalicioni i PD, i pamoralshëm'/ Analisti Daci: Berisha ka përfshirë subjekte që i cilësonte armiq! Bëhet më i dobët përballë Ramës! Ja strategjia e Bardhit
21 Mars, 15:03
-
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
21 Mars, 14:46
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin rreth 1.3 mln euro për partitë! PS merr pjesën më të madhe, Basha 'përjashtohet'! Ja sa shkojnë për PD e të tjerat
21 Mars, 13:16
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
Ekipi vlonjat 'Flamurtari' fiton Ligën Unike në basketboll për femra
21 Mars, 12:09
-
‘Gjynah ta hidhni votën në kënetë’, Rama-prindërve demokratë: Mos e çoni dëm por jepjani PS! Jepuni fëmijëve pasaportën evropiane
21 Mars, 11:43
Ashtu moter, ti perfaqeso romet, Dhulja greket, Lahos, ai doktorri gjithashtu greket. Vetem Shqiptar mos te ket. Graqia, atdheu i "dhjemokracise" i zhduku te gjithe. Baza e popullit "grek" ishin romet(kusherinjte e tu) arvanitasit(kusherinjte e mi), sot nuk marin fryme mbi dhe. Jan te gjithe "grek" bile 5000 vjecar. Kurse ne shqiperi jo vetem qe pillet e rritet romi dhe greku por edhe diskriminohen dhe duan te drejtat e ARIUT, se ato te njeriut i kan sqiptaret. Ndaj suksese moter, dhe shkruaj nje histori se ne laberi nuk ka patur kurre lebër, por vetem rome dhe grek. Te siguroj moter, se do jesh heroine e popullit fqinj grek, atij 5000vjecarit.
Përgjigju