Duket se deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha, pak ditë më parë në Dibër, ku bëri thirrje të mos votohet për PDIU-në, ka marrë reagime të forta nga përfaqësuesit e kësaj partie.
Ka qenë kandidatja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala, e cila i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ akuzave të Bashës, ndër të tjera edhe pretendimit se babai i saj ka tradhtuar PD-në.
'Ishe me papion në qafë kur ne luftonim për PD'
“I them Lulzim Bashës erdhe në Dibër dy herë brenda pak ditësh, ku herën e parë ishe në shesh dhe pe një grusht të vogël njerëzish.
E pe se sa njerëz dolën për ty. Sot dole në lulishte të ndiheshe me i relaksuar, por prapë nga dëshpërimi jot dhe shkatërrimi që i ke bërë PD-së, që mua dhe të parëve të mijë na dhimbset shumë.
Të siguroj se do ta mbrojmë ne Partinë Demokratike. Lulzim Basha, zure emrin e babait tim, ju jeni politikan, dhe si të pafytyrë që jeni se keni problem se zini emra familjarësh.
Po jeni edhe frikacak se pastaj kërkoni falje duke thënë mos na e merr për ters se bëjmë politikë.
Babai im është një luan, luani udhëton vetëm, jo në kotec si delet tuaja.
Kur ka luftuar dhe punuar babi im për PD-në, ti shërbeje me pantallona të shkurtra dhe papion në qaf në lokalet e Holandës”, u shpreh ajo.
Në takimin e fundit elektoral që zhvilloi në Dibër, Basha bëri thirrje të drejtpërdrejtë që të mos votohet PDIU, duke e parë këtë forcë politike si rrezik për një mandat të PD-së në këtë Qark.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com