Sa i takon kandidaturës për kreun e KLSH, për të cilin Presidenti Meta ka propozuar emrin e Arben Shehur, thotë se ka respektuar kushtetutën.
"Nuk dëshiroj të paragjykoj çfarë do të bëjë Kuvendi është e drejtë e Kuvendit të përmbushë përgjegjësitë e tij. Unë do të respektoj kushtetutën dhe çdo ligj që del në respekt të kushtetutës dhe jo ligje që shpiken mbi kushtetutën. Ajo që dua të theksoj është që në vlerësimin tim për kryetarin e KLSH unë jam udhëhequr nga ajo fuqi dhe detyrim që kushtetua i jep presidentit në kuadër të parimit që ajo është ndërtuar për të dhënë besimin në këtë detyrë të një përfaqësuesi që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë. Në radhë të parë kjo garantohet nga mazhoranca në pushtet. Duhet të shuaj cdo thashethem për të ardhmen lidhur me këtë cështje. Unë do t'i qëndroj në mënyrë të hekurt këtij detyrimi që i jep kushtetua Presidentit të Republikës. Në këtë aspekt unë vlerësoj dhe shumë kandidatë nga ana profesionale të cilët mund të jenë anëtarë të mazhorancës aktuale apo administratës aktuale që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Duhet ta dinë të gjithë deputetë dhe opinioni publike, që të gjithëve ua kam bërë të qartë se kush është parimi nga i cili unë udhëhiqem në propozimin për kryetarin e KLSH. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që ata mund të jenë socialistë, por me faktin që kryetari i KLSH duhet të garantojë pavarësinë e këtij institucioni, kjo garantohet nga mazhoranca aktuale apo pas zgjehdjeve të ardhshme në rast se ndryshojnë raportet dhe kjo cështje është e pazgjidhur përsëri është detyra e presidentit që vazhdon të jetë i njëjti që të garantojë propozimin e kreut të KLSH, të jetë i pavarur nga një mazhorancë e ndryshme nga e sotmja . Shqetësimi im është që koha po vrapon dhe kemi 15 kushte për të plotësuar. Ky është shqetësimi i çdo qytetari kështu që duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet", tha Presidenti Meta.
Lajmi kryesor:
Largimi i Dvoranit, Meta: I vonuar, por pozitiv! Kushtet e opozitës në Kuvend për 'Zgjedhoren' jo çështja ime, po investigojmë për trafikun e emigrantëve
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59